Lidhje

Hapen në Rio de Zhaneiro të Brazilit lojrat Pan Amerikane


Rio de Zhaneiro po bën të gjitha përpjekjet mikpritëse, ndërkohë që atletët vijnë nga hemisfera perëndimore për garat 16 ditore. Qyteti brazilian po mundohet që mbi 500 mijë turistët, që do të ndjekin lojrat, të përjetojnë një eksperiencë, që të mos e harrojnë kurrë.

Rio de Zhaneiro nuk është pa përvojë në organizmin e veprimtarive të mëdha....çdo vit më shumë se një milion njerëz vërshojnë në qytetin për karnavelet me famë botërore.

Mali Sugar Loaf që shtrihet mbi qytet u ofron turistëve një panoramë të Rios.

Stadiumi Maracana ...ku zhvillohen ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së lojërave Pan Amerikane...është i njohur në botë për lojërat e famshme të futbollit.

Por edhe plazhet e famshme të Rios tërheqin mijëra pushues. Plazhi Copacabana është vendi ku do zhvillohen ndeshjet e volejbollit. Në këtë plazh u zhvillua edhe një nga koncertet Live Earth.

Rio de Zhaneiro njihet edhe për faktin se strehon një nga shtatë mrekullitë e botës...statujën e Krishtit që shikon mbi qytet.

Rio ka investuar afro dy miliard dollarë për lojrat Pan Amerikane. Por investimi nuk është vetëm për këto lojëra. Rio po konkuron për të qenë vendi mikpritës i Lojërave Olimpike në vitin 2016. Megjithëse ky qytet kozmopolitan ka konkuruar për të organizuar Olimpiadat, ai nuk ka pasur sukses.

Presienti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Zhak Rog thotë se Rio ka shanse si të gjitha vendet e tjera.

“Zhvillimi i këtyre lojërave do të krijojë një emër të mirë për Rion de Zhaneiron, jo vetëm për lojërat 16 ditore por edhe për vitet që vijnë, për shumë breza që do përfitojnë nga kjo eksperiencë. Në këtë aspekt, qyteti po tregohen se mban përgjegjësi morale dhe shoqërore.”

Drejtori i komitetit organizator, Carlos Arthur Nuzman thotë se gjithçka është gati për lojërat dhe se Rio është e gatëshme të mirëpres botën.

“Gjithçka është gati përveç disa rregullimeve për transmetimet televizive..., por gjithçka tjetër është gati.”

Por Rios i duhet të përmirësojë disi imazhin e qytetit nëse dëshiron të organizojë Lojrat Olimpike. Në fillim të këtij muaji, 19 vetë u vranë kur policia bastisi një lagje të varfër të qytetit.

Më shumë se 15 mijë forca policore patrullojnë qytetin për të siguruar qetësinë. Rio shpreson që lojrat Pan Amerikane të ndihmojnë shanset e Brazilit për të zhvilluar kampionatin botëror të futbollit më 2014.

Përderisa Lojrat Olimpike nuk janë zhvilluar ndonjëherë në Amerikën e Jugut dhe pas dy olimpiadave në Evropë, në Londër më 2012 dhe Sochi të Rusisë më 2014....një vend jo Evropian ka shanse të mira për të organizuar lojërat verore në 2016-tën.

Kuptohet që konkurenca do të jetë e madhe. Përveç Rios dhe Çikagos... pritet të konkurojnë Spanja, Japonia, Katari dhe Azerbaixhani. Qyteti mikëpritës do të zgjidhet në tetor të 2009. Rio shpreson që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik t’i shikojë Lojërat Pan Amerikane si një shembull të aftësisë për të organizuar lojëra botërore. //ze//

XS
SM
MD
LG