Lidhje

Incident afër brigjeve të ishullit grek të Korfuzit


Policia greke njoftoi sot për një incident afër brigjeve të ishullit grek të Korfuzit.

Sipas burimeve zyrtare greke një trafikant narkotikësh nga Shqipëria ka shkëmbyer zjarr me rojen bregdetare greke në përpjekje për t'i shpëtuar bllokimit të motoskafit me të cilin transportonte drejt kufirit grek një sasi hashashi.

Policia greke tha se trafikanti 29 vjeçar është arrestuar dhe krahas një sasie prej 50 kilogram bimësh narkotike i është bllokuar edhe një pistoletë dhe pajisje të tjera.

Policia greke tha se bllokimi i skafit është bërë pasi roja bregdetare greke arriti të qëllonte motorrin e mjetit lundrues duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.

Policia e Sarandës ende nuk ka konfirmuar nëse skafi ishte nisur nga brigjet e Sarandës, por tha se po hetohet edhe në anën shqiptare për incidentin.

Ky është incidenti i parë këtë vit në hapësirën detare mes Korfuzit dhe Sarandës, e cila përfshihet në këtë sezon nga prurje të mëdha të mjeteve të lundrimit që transportojnë turistët. //ze//
XS
SM
MD
LG