Lidhje

John Travolta sjell muzikalin "Hairspray"


John Travolta dhe Michelle Pfeiffer sjellin në kinema filmin e ri muzikal “Hairspray”. Pas afro 20 vitesh në udhëtim, filmi klasik i John Walters u transformua në një shfaqje të Broadway-it duke fituar çmime Tony në vitin 2002....ndërkohë që kjo ide i ka kaluar të gjitha parashikimet me filmin e ri që del sot në kinematë amerikane.

Jo larg Washingtonit, në qytetin e Baltimore të viteve 60-të, gjimnazistja Tracy Turnblad endërron të bëhet balerinë e një programi televiziv që ajo admiron.

“Eshtë rreth ëndërrave që duam të ndjekim dhe pranimi i realitetit. Brenda filmit i gjen të gjitha këto mesazhe. Filmi është për të qeshur dhe për të bërë shaka ....por gjithsesi përcjell mesazhe mjaft të rendesishme.”

Para se të bëhej aktore për herë të parë, Nikki punonte në një dyqan akulloresh..ku edhe mësoi se fati i kishte trokitur në derë dhe do të luante në filmin “Hairspray”.

Legjenda e kinematografisë, aktori John Travolta i ka bërë një ndryshim drastik pamjes së tij të jashtëme duke luajtur në film rolin e mamasë së Tracy-it, zonjen Edna Turnblad. I njohur për rolin e tij në filmin e vitit 1978, “Grease”, Travolta pritet të sjell një triumf tjetër me interpretimin e tij në “Hairspray”.

Regjisoreve të filmit iu deshen pothuajse dy vite që ti mbushnin mendjen Travoltës për të luajtur rolin e Ednes.

“Kam patur muzikalin më të famshëm në histori..Grease. Nuk desha që ta ndryshoj atë reputacion..dhe desha të sigurohesha që të gjithë ishim dakord me idenë time. Ideja ime ishte krejt ndryshe për rolin dhe kur ramë dakord ..pranova të luaj rolin. “

Por Travolta nuk ishte i vetmi që iu desh ti mbushin mendjen për filmin. Ylli magjik, 49 vjeçarja Michelle Pfeiffer, është riktheyr në skenë pas pesë vite pushimi...në rolin e Velma Von Tussle.

“Personzhi im shpreh urrejtje...u mundova të gjej anën e mirë brenda personazhit por sfida ishte tejet e madhe.”

Fituesi i çmimit Oscar, regjisori Milos Forman, i njohur me filmat “Hair” dhe “Amadeus”...sjell sot në kinema filmin historiko-dramatik “Goya’s Ghost”..rreth artistit të madh spanjoll Francisco Goya. Filmi ka marrë karkterin e një biografie të pare permes syrit të piktorit të famshëm, veprat e të cilit njihen për brutalitetin dhe përshkrimin e ngjyrosur të jetës gjatë inkuzicionit spanjoll.

Stellan Skarsgard luan rolin e artisit të madh Goyah. Ndërkohë që spanjardi Though Bardem është në rolin e murgut Lorenzo të lidhur me inkuzicionin. Në film murgu Lorenzo punëson Goyen për ti bërë atij një portret dhe për ti provuar ikuzicionit se ai nuk po kurdis ndonjë plan me artistin renegat. Drama shpaloset ndërkohë që murgu Lorenzo, një pjestar enigmatic i klergjisë spanjolle, joshet pas vajzës që i sherben Goyës si muzë, Ines, luajtur nga Natalie Portman. Jetët e Goyës dhe klerikut Lorenzo kryqëzojnë shtigjet në një moment të rëndësishëm historik. Nga fundi i shekullit të 18-të Goya ka fituar armiqësinë e qeverisë së Spanjës dhe kishës katolike. (kh)

XS
SM
MD
LG