Lidhje

Uashingtoni është plotësisht i angazhuar për pavarësinë e Kosovës


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs thotë se Uashingtoni është plotësisht i angazhuar për të arritur pavarësinë e Kosovë, pavarësisht nga kundërshtimi i Rusisë.

Sekretarja Rajs tha sot për gazetarët se Kosova do të marrë pavarësinë në një mënyrë apo në një tjetër, pa sqaruar nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Ajo i bëri këto komente para se të shkonte në Lisbonë për takimin e Kuartetit të Lindjes së Mesme.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër për të diskutuar projekt-rezolutën e fundit mbi statusin e ardhshëm të Kosovës.

Në Mal të Zi, kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Boris Grizlov përsëriti qëndrimin e Moskës për t’i vënë veton çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit që nuk do të ishte e pranueshme nga Serbia. Ai tha se pavarësia e Kosovës do të nxiste konflikte në pjesë të tjera të botës. //iç//

XS
SM
MD
LG