Lidhje

Blloku suni në parlamentin e Irakut i jep fund bojkotimit 5-javësh


Blloku më i madh suni në parlamentin irakian i dha fund një bojkoti 5-javësh pasi arriti një marrëveshje me blloqe të tjera për të rivendosur si kryetar të parlamentit një nga anëtarët e tij.

Ligjvënësit e Frontit të Mirëkuptimit filluan një bojkot në qershor pasi Mahmud al-Mashhadani u hoq nga detyra e kryetarit të parlamentit sepse ishte zënë me një koleg shiit dhe kishte ngritur akuza ndaj tij.

Ky grup i dha fund bojkotit disa ditë pasi ligjvënës shiitë, besnikë të klerikut radikal Moktada al-Sadr u kthyen në parlament. Kthimi i tyre pasoi një marrëveshje për të rindërtuar xhaminë e dëmtuar shiite në Samara.

Dy bojkotet dhe mosmarrëveshje të shpeshta e kanë paralizuar parlamentin e Irakut dhe kanë pezulluar miratimin e ligjeve që synojnë ripajtimin kombëtar.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane tha se një ushtar u vra sot pranë Rushdi Mullah. Ushtria thotë se një bombë e vënë në anë të rrugës la të vrarë 4 ushtarë të tjerë amerikanë dhe përkthyesin e tyre irakian dje në Bagdatin perëndimor. //iç//

XS
SM
MD
LG