Lidhje

Kryengritësit talebanë në Afganistan rrëmbyen 18 koreano-jugorë


Kryengritësit talebanë në Afganistan kanë rrëmbyer të paktën 18 koreano-jugorë që udhëtonin me një autobus nga kryeqyteti Kabul në provincën e Kandaharit. Një zëdhënës Taleban u tha sot agjencive të lajmeve se janë rrëmbyer 15 gra dhe tre burra. Qeveria koreano-jugore thotë se 22 persona u rrëmbyen dje. Sipas njoftimeve të shtypit pengjet janë të krishterë evangjelistë. Ndërkohë sot, një person kreu një sulm vetëvrasës kundër një autokolone me trupa afgane dhe ushtarë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në qytetin Sangin të provincës Helmand, duke vrarë dy civilë afganë dhe plagosur dy ushtarë të huaj. Në një zhvillim tjetër, gjashtë oficerë të policisë afgane humbën jetën në një pritë nga ekstremistët talebanë në qarkun Marja po në provincën Helmand./al/

XS
SM
MD
LG