Lidhje

Izraeli liroi 256 të burgosur palestinezë


Izraeli liroi 256 të burgosur palestinezë, një sinjal mbështetjeje për presidentin Mahmoud Abbas në betejën e tij me ekstremistët palestinezë.

Të ndaluarit u liruan sot nga një burg në shkretëtirën Negev të Izraelit dhe u transportuan me autobus për në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Pothuajse të gjithë të liruarit janë anëtarë të partisë Fatah të Presidentit Abbas.

Mijëra familjarë dhe anëtarë të partisë Fatah i përshëndetën të liruarit.

Edhe zoti Abbas i përshëndeti ata dhe tha se do të punojë për të siguruar lirimin e të 10 mijë palestinezëve të ndaluar nga Izraeli.

Një zëdhënëse e qeverisë izraelite tha se nuk kishte qenë e lehtë të liroheshin njerëz të akuzuar për terrorizëm. Por ajo shtoi se Izraeli do që të konsolidohen forcat palestineze që duan të ngrenë një shtet përmes dialogut dhe jo dhunës./al/

XS
SM
MD
LG