Lidhje

Organizata panshqiptare Vatra uron zgjedhjen e zotit Topi


Kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi, tha se anëtarët e organizatës e pritën me gëzim të madh zgjedhjen e zoti Bamir Topi si president i ri i Shqipërisë. Në një mesazh drejtuar presidentit të ri, ai e quan zgjedhjen e zotit Topi një fitore shumë të merituar.

“I lusim Zotit t’ju japë shëndet e energji për ta kryer denjësisht detyrën e re të lartë,” thotë kryetari i Vatrës. “Jemi të bindur se me ju në krye të shtetit Shqipëria do të ecë përpara me hapa të sigurt drejt konsolidimit të institucioneve të ligjshme demokratike, do të zërë vendin e saj të nderuar krah partnerëve europjanë dhe do të jetë e respektuar në të gjithë botën”, thuhet në mesazh.

Vatra, organizata më e vjetër panshqiptare e Amerikës, kishte shprehur edhe më parë preferencën e saj që president i ri i vendit të zgjidhej zoti Bamir Topi. //ii

XS
SM
MD
LG