Lidhje

Autoritetet italiane arrestojnë tre marokenë për terrorizëm


Autoritetet italiane arrestuan tre marokenë mes të cilëve një imam lidhur me akuza për terrorizëm. Policia e antiterrorit tha sot se i arrestoi imamin Korchi el-Mustafa dhe dy bashkëpunëtorë të tij pranë Peruxhës.

Policia tha se po kërkon një person të katërt që besohet se ndodhet jashtë vendit. Shefi i policisë së antiterrorit Carlo de Stefano tha se të arrestuarit ishin pjesë e një baze ekstremistësh që administronte një shkollë terrorizmi pranë një xhamie afër Peruxhës. Hetuesit i akuzojnë ata për rekrutim dhe trajnim terroristësh me qëllimin për të kryer akte dhune jashtë vendit. //kk//

XS
SM
MD
LG