Lidhje

Francë: Shumë të vdekur nga rrëzimi i një autobusi me pelegrinë


Në Francë, ekipet e shpëtimit thonë se nga rrëzimi i një autobusi në juglindje të vendit kanë humbur jetën të paktën 26 pelegrinë polakë. Autoritetet franceze thonë se të paktën 14 të tjerë kanë marrë dëmtime të rënda.

Autobusi me 50 pelegrinë brenda, po zbriste në një rrugë malore të Alpeve franceze, në jug të qytetit Grënoblë kur frenat i dolën jashtë kontrollit. Autobusi u përplas me një barrierë mbrojtëse dhe pastaj ra në brigjet e lumit La Romansh, poshtë në humnerë, duke shpërthyer në flakë.

Ekipet e shpëtimit thonë se disa nga personat që rezultojnë të zhdukur mund të kenë rënë në lumë. Në kohën e aksidentit, automjeti po kthehej nga kisha katolike e Notrë Damë dë la Saletës, rreth 40 kilometra në jug të Grënoblës.

Presidenti francez Nikola Sarkozi i dërgoi ngushëllime homologut të tij polak Leh Kazinski. Sipas njoftimeve nga Polonia, Presidenti Kazinski po përgatitej të shkonte në vendin e ngjarjes.//ii

XS
SM
MD
LG