Lidhje

Turqi: Fitore e ndjeshme e islamistëve në zgjedhjet parlamentare


Sipas parashikimeve jozyrtare të një televizioni privat turk, partia në pushtet me prirje islamike duket se ka siguruar një fitore vendimtare në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Televizioni CNN në Turqi, thotë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan duket se ka fituar 48 për qind të votave, nga 70 për qind të votave të numëruara. Rezultatet zyrtare priten të shpallen sot vonë, sipas kohës lokale.

Rezultatet paraprake tregojnë se dy parti laike, CHP-ja e majtë dhe ajo ultranacionalist MHP e kanë kaluar kufirin minimal prej 10 për qind të nevojshëm për të hyrë në parlament. Të majtët kanë rreth 20 për qind të votave dhe ultranacionalistët 14.5 për qind.

Forcat politike laike, përfshirë udhëheqës ushtarakë me peshë, e kanë akuzuar partinë në pushtet se po përpiqet të minojë ndarjen e fesë nga shteti. Kryeministri Erdogan i mohon këto akuza.

Kryeministri kishte thënë se do të largohej nga politika nëse partia e tij nuk fiton numrin e mjaftueshëm të vendeve për të formuar qeverinë pa ndihmën e të tjerëve. //ii

XS
SM
MD
LG