Lidhje

Shqiperi: Mijra hektarë pyje dhe kullota janë përfshirë nga zjarret


Në Shqiperi, në këtë stinë të nxehtë janë përfshirë nga zjarret mijra hektarë pyje dhe kullota duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë. Ne rrethet veriore, gjendja ne disa zona eshte kritike. Per shkak te mungeses se forcave dhe mjeteve, autoritetet e kane thuajse te pamundur të parandalojnë dhe shuajnë në kohë këto zjarre.

Zjarre të fuqishëm po sjellin probleme edhe në jug të Shqipërisë me dëmtime të mëdha të sipërfaqeve pyjore e së fundi edhe me rrezikimin e jetës së banorëve. Në kufirin shqiptaro-grek, autoritetet po bashkëpunojnë për kontrollin e zjarreve që vazhdojnë në përmasa të mëdha dy ditët e fundit. Ndërkaq në disa zona rënia e zjarreve po shoqërohet me shpërthime të municioneve të mbetura gjatë trazirave të vitit 1997.

Qeveria ka shpallur ne te gjithe vendin gjendjen e gatishmerise kunder zjarreve duke mobilizuar edhe forcat e ushtrise dhe të policise.//ii

XS
SM
MD
LG