Lidhje

Bler në udhetimin e parë si ndërmjetës për paqe në Lindjen e Mesme


Ish kryeministri britanik, Toni Bler ndodhet në Izrael në udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme si i dërguari ndërkombëtar i paqes për atë rajon. Zoti Bler u takua sot në Tel Aviv me ministrin e jashtëm izraelit, Tzipi Livni. Nuk u dhanë menjëherë hollësi rreth temave të diskutimit.

Gjatë qëndrimit në Izrael, zoti Bler do të takohet edhe me ministrin e mbrojtjes si dhe me një diplomat të lartë amerikan në Jeruzalem. Nesër ai takohet në Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert dhe në Ramallah me presidentin palestinez, Mahmud Abaz.

Zoti Bler mbrriti sot në Tel Aviv pas një ndalese në Jordani, ku ai u takua me ministrin e jashtëm jordanez Abdel Ilah Katib. //ad//

XS
SM
MD
LG