Lidhje

Irak: 17 të vrarë nga një seri shpërthimesh në Bagdat


Të paktën 17 veta u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën sot nga disa shpërthime autobombash në Bagdat, ndërkohë që ushtria amerikane njoftoi për vdekjen edhe të 4 ushtarëve amerikanë.

Zyrtarët irakianë thanë se 2 autobomba shpërthyen thuajse në të njëjtën kohë në lagjen Karadah me popullsi kryesisht shiite, ndërsa një makinë tjetër u hodh në erë afër zonës së gjelbërt të fortifikuar rëndë. Një shpërthim vdekjeprurës ndodhi gjithashtu në një shesh në qendër të Bagdatit, ndërsa një bombë e vendosur në një mikrobuz shkaktoi një vrarë.

Ndërkohë ushtria amerikane njoftoi se një marins u vra të shtunën gjatë luftimeve në provincën al-Anbar. 3 ushtarë humbën jetën nga shpërthimet e bombave në anë të rrugës gjatë ditëve të fundit në Bagdat dhe në Samara.

Shpërthimet ndodhin ndërkohë që zyrtarët irakianë përgatiten të organizojnë nesër një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë në Bagdad, për të diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Irak.

Washingtoni akuzon Iranin se ka nxitur dhunën në Irak, nëpërmjet furnizimit me armë të militantëve shiitë, akuzë që Irani e mohon. Të dyja palët zhvilluan takimin e parë të nivelit të lartë në 30 vjet, në muajin maj. Departmenti i Shtetit tha javën e kaluar, se është i gatshëm të zhvillojë bisedime të tjera me Iranin. //ad//

XS
SM
MD
LG