Lidhje

Ligjvënësit serbë debatojnë mbi një projekt-rezolutë për Kosovën


Ligjvënësit serbë kanë filluar debatin për një projekt-rezolutë për Kosovën, që shprehet kundër çdo njohjeje të njëanëshme të pavarësisë së saj.

Presidenti Boris Tadiç dhe Kryeministri Vojislav Koshkunica ishin të pranishëm në seancën e parlamentit sot në Beograd. Qeveria serbe paraqini dje projekt-rezolutën, e cila u kërkon autoriteteve që t’u përgjigjen me vendosmëri përpjekjeve të çdo entiteti ndërkombëtar për shkeljen e integritetit teritorial të Serbisë. Në të nuk përcaktohen masat që do të merreshin.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tha dje se shqiptarët nuk do ta dekalarojnë pavarësinë nga Serbia, pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Zoti Çeku e bëri këtë deklaratë pas një takimi me Sekretaren e Shtetit, Kondolisa Rajs, në Uashington. Zonja Rajs tha nga ana e saj se Uashingtoni mbetet i angazhuar për pavarësinë e Kosovës. //ze//

XS
SM
MD
LG