Lidhje

Vazhdon kriza e pengjeve në Afganistan


Ekstremistët talebanë, që mbajnë peng 23 vullnetarë koreano-jugorëve të ndihmave në Afganistan, kërkojnë nga autoritetet e vendit të lirojnë 8 të burgosur talebanë në shkëmbim të 8 prej pengjeve.

Një udhëheqës fisnor që përfaqëson zyrtarët afganë dhe koreano-jugorë, tha sot ekstremistët i dërguan atij një listë me emrat e 8 të burgosurve me kërkesën për lirimin e tyre.

Një individ që u paraqit si zëdhënës taleban, tha se negociatat për 23 punonjësit koreano-jugorë janë në një pikë delikate. Ai tha se shkëmbimi i 8 ekstremistëve me 8 pengje mund të pasohet nga shkëmbime të tjera.

Sot më herët skadoi afati më i fundit i vënë nga talebanët, por nuk është bërë asnjë njoftim për fatin e koreano-jugorëve.

Rrëmbyesit janë kërcënuar se do t’i vrasin pengjet në qoftë se Koreja e Jugut nuk pranon të tërheqë 200 trupat e saj nga Afganistani, ndërsa autoritetet afgane nuk lirojnë të burgosurit talebanë.

23 punonjësit e krishterë të ndihmave u rrëmbyen të enjten e kaluar kur po udhëtonin me autobuz në provincën juglindore, Ghazni, të Afganistanit. //ze//

XS
SM
MD
LG