Lidhje

SHBA hedh poshtë propozimin e Iranit për bisedime të nivelit më të lartë për sigurinë në Irak


Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë sugjerimin e Iranit për të zhvilluar bisedime të një niveli më të lartë lidhur me gjendjen e sigurisë në Irak.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack tha se nuk sheh ndonjë mundësi për bisedime në nivel zëvendës-ministrash të jashtëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në këtë periudhë. Zoti McCormack tha se të dyja palët kanë vendosur tashmë linja diplomatike përmes ambasadorëve të tyre në Irak.

Ministri i jashtëm iranian propozoi bisedime në nivel më të lartë sot më herët.

Dje, ambasadori amerikan dhe ai iranian në Irak u takuan në Bagdat ku zhvilluan një raund të dytë bisedimesh lidhur me sigurinë në Irak.

Ambasadori amerikan Ryan Crocker tha se pati replika të ndezura kur i tha homologut të tij iranian se mbështetja që Teherani u jep milicive shiite në Irak është shtuar që pas raundit të tyre të parë të bisedimeve mbi këtë çështje në maj.

Irani mohoi akuzat se furnizon me armë dhe stërvit milicitë shiite në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG