Lidhje

Iran: Centrali bërthamor Bushehr mbetet prapa planit fillestar


Një agjenci lajmesh në Rusi njofton se centrali bërthamor që po ndërtohet për Iranin nuk do të futet në funksionim së paku deri në shtator 2008.

Njoftimi i agjencisë RIA-Novosti thekson se centrali Bushehr është të paktën një vit prapa planit fillestar si rezultat i mospajtimeve me Iranin për pagesat. Irani ka thënë se centrali mund të hynte në funksionim në shtator të këtij viti.

Një zëdhënës i firmës shtetërore ruse Atomstroiexport thotë se pagesat e pjesshme nga Irani kanë dëmtuar besimin në këtë projekt.

Kreu i kompanisë Energoprogress, e cila bashkëpunon në këtë projekt me firmën Atomstroiexport, tha se plani për vënien në funksionim të centralit brenda këtij viti është jorealist. Rusia thotë se projekti është penguar edhe nga vonesa në dërgimin e pjesëve të importuara për ndërtimin e centralit.

Centrali i Bushehrit është i pari central bërthamor i Iranit. //iç//

XS
SM
MD
LG