Lidhje

Rusia i kërkoi Britanisë shpjegime mbi njoftimet për një arrestim nga policia e Londrës


Rusia i kërkoi Britanisë të japë shpjegime mbi njoftimet se policia në Londër ka arrestuar një person që dyshohet të ketë marrë pjesë në një komplot për të vrarë miliarderin rus Boris Berezovski.

Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi sot një deklaratë ku njofton se thirri ambasadorin britanik në Moskë, Anthony Brenton për ta njoftuar se Moska pret shpjegime zyrtare nga Londra se përse personi i arrestuar nuk është identifikuar dhe në se ai paraqet rrezik për rusë të tjerë.

Policia britanike tha javën e kaluar se kishte arrestuar një person me origjinë ruse, i dyshuar për përfshirje në një komplot për vrasjen e zotit Berezovski. Policia tha se personin në fjalë ia dorëzoi autoriteteve të imigracionit.

Zoti Berezovski, kritik i ashpër i Kremlinit, jeton në Britnai, ku i është dhënë azil para 4 vjetësh. Rusia kërkon ekstradimin e tij për ta gjykuar nën akuzat për mashtrim. Afaristi thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG