Lidhje

25 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur në Bagdadin qendror


Policia irakiane thotë se nga shpërthimi i një makine bombë humbën jetën 25 persona dhe u plagosën mbi 70 të tjerë në Bagdadin qendror.

Sulmi ndodhi sot në një zonë shumë të frekuentuar në lagjen kryesisht shiite të Karradës.

Po ashtu, një bombë në anë të rrugës shkaktoi vdekjen e pesë pjesëtarëve të sigurisë që po patrullonin në jug të Bagdadit dhe pesë të tjerë humbën jetën ndërsa po kryenin një bastisje pranë Tikritit.

Në qytetin verior të Kirkukut, një sulm me makinë bombë pranë një restoranti shkaktoi vdekjen e të paktën 6 personave dhe plagosjen e 35 të tjerëve. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi sot për vdekjen e 6 ushtarëve amerikanë në luftime këtë javë.

Në Jordaninë fqinje sot, një zyrtar i lartë irakian i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë vendet që po strehojnë qindra mijëra refugjatë irakianë.

Zyrtari foli në një konferencë ndërkombëtare për krizën e refugjatëve irakianë. //ze//

XS
SM
MD
LG