Lidhje

Rizgjohet pas 15 vjetësh një nga vullkanet më aktivë të Havait


Një nga vullkanet më aktivë të Havait, është rizgjuar për herë të parë që prej 15 vjetësh. Llava po del nga të çarat e kraterit Puo të vullkanit Kilauea.

Lënda shkëmbore e shkrirë filloi të dilte në zonën e largët në ishullin e madh të Havait. Llava po rrjedh në të çarat ekzistuese dhe ka krijuar një pellg në skajin lindor të ishullit.

Një shkencëtar tha se bëhej fjalë për një aktivizim me energji të ulët dhe se nuk dihej se për sa kohë do të vazhdonte të dilte llava. Ai shtoi se rrjedhja e saj nuk paraqiste rrezik për natyrën pasi po mbulonte një pjesë toke të mbuluar nga llava e shpërthimeve të mëparshme të vullkanit. //ad//

XS
SM
MD
LG