Lidhje

Kryeministri britanik Gordon Braun do të vizitojë Shtetet e Bashkuara


Kryeministri britanik Gordon Brown do të bëjë javën e ardhshme vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me Presidentin Bush. Shtëpia e Bardhë e bëri njoftimin për vizitën sot, duke thënë se Brown do të arrijë në vendpushimin presidencial Camp David, më 29 korrik.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë thotë se dy udhëheqësit do të diskutojnë një numër çështjesh, përfshirë përparimin në Irak dhe Afganistan, përpjekjet për të ndalur gjenocidin në Darfur dhe mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë nga terrorizmi.

Muajin e kaluar, kryeministri Brown mori detyrën nga Tony Blair, i cili ishte kritikuar për mbështetjen e tij ndaj luftës në Irak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. //ad//

XS
SM
MD
LG