Lidhje

Shqipëria vazhdon të jetë nën kërcënimin e flakëve


Shqipëria vazhdon të jetë nën kërcënimin e flakëve. Zjarret vazhdojnë të jenë të përhapura në të gjithë vendin nga Veriu në Jug duke shkrumbuar hektarë të tëra me pyje. Situata e sotme është më e mirë, ka shpjeguar për Zërin e Amerikës drejtori i Emergjencave civile Alfred Olli i cili ka inspektuar nga ajri zonat e veriut. Për shuarjen e vatrave janë angazhuar, përvec zjarrëfikësve edhe mjete të ushtrisë e policisë.

Por gjendja mbetet problematike për shkak se ato janë përhapur në zona malore ku është e pamundur të futen mjete motorrike dhe e vetmja mundësi është ndërhyrja nga ajri. Sot pasdite ka mbërritur nga Ukraina një avion cisternë i cili do të ndërhyjë menjëherë në zonat më të rrezikuara. Avioni është marrë me qera nga qeveria e cila gjithashtu prêt që nesër të mbërrijnë edhe dy helikopterë nga Gjermania dhe Cekia.

Autoriteteve shqiptare u është premtuar ndihmë edhe nga ambasada amerikane në Shqipëri. Aktualisht zona e Pukës është më e rrëzikuara. Flakët janë përhapur edhe në grykën e Valbonës të cilat deri më tani nuk e kanë prekur parkun kombëtar. Drejt shuarjes, pasi ka djegur disa qindra hektarë pyje, zjarri në Gërmenj në zonën e Kolonjës, ndërsa flakët e adhura nga Greqia kanë vazhduar edhe në pyllin Sotir në Gjirokastër.

Sipërfaqe shumë të mëdha ndoshta disa mijëra hektarë janë shkrumbuar plotësisht duke kthyer në hi pyje të tëra. Në mjaft raste është dyshuar se zjarret mund të jenë vendosur qëllimisht. Deri më tani policia ka ndaluar disa persona. //kk//

XS
SM
MD
LG