Lidhje

Pervjetori i vdekjes se legjendares Marilin Monro


Ajo u lind me 1 qershor të vitit 1926 në Los Angeles në Kaliforni, me emrin Norma Jeane Mortenson dhe më pas u pagëzua si Norma Jeane Baker, emër ky që aktorja do ta ndërronte në Marilyn Monroe në fillimet e karrierës së saj dhe që do të personifikonte bukurinë femrore për breza me radhë.

Bukuroshja bjonde u gjet e pajetë me 5 gusht të vitit 1962. Por a ishte një aksident nga overdoza e drogës apo diçka më ogurzezë?. Zyrtarisht u tha se ajo mund të kishte vrarë veten..ndërkohë që u shtuan pikëpyetjet rreth vdekjes së saj. madje disa e lidhinin atë me mardhëniet romantike që përflitej se kishte me presidentin John F. Kennedy dhe vëllain e tij Robertin.

Marilyn luajti në 23 filma që nga viti 1950. Vajzës së artë i arrinin deri pesë mijë letra në javë nga adhuruesit. Interpretimet në skenë e renditën atë përkrah aktorëve më të mëdhenj të Hollivudit. Marilyn kishte cilësinë që të dehte me seksualitetin e saj vullkanik, por që e shprehte thuajse me pafajshmërinë e një fëmije.

Kur kjo bjonde magjike joshte audiencat si në filmin “Zotërinjtë Preferojnë Bjondet”...askush nuk do ta kishte imagjinuar se ajo do të kishte një fund tragjik. Talenti i saj komik dhe momentet që nuk harrohen nga interpretimet e saj kinematografike e bëjnë atë një ikonë legjendare. Nder to, skena kur bukuroshja qendron mbi tunelin e një metroje dhe era që i valvit fustanin e saj të bardhë...janë imazhe të paharrueshme nga të gjithë.

Shenjat e para të jetës së saj të trazuar u shfaqen një vit para vdekjes. Ajo filloi të merrte ilaçe me përmbatje droge për të përballur stresin. Ajo u pushua nga puna nga studioja 20th Century Fox pasi vonesat e saj në xhirime shtuan koston e filmimeve. U duk sikur karriera e saj mori fund dhe Marilyn u distancua nga jeta.

Ndërkohë që gdhihej 5 gushti i vitit 1962, një personel mjekësor u dërgua tek shtëpia e Marilyn në Brentwood në Kaliforni. Ajo u gjet lakuriq në krevat me një shishe boshe ilaçesh gjumi. Njoftimet thanë se sipas gjasave, Marilyn mund të kishte vratë veten.

Detajet rreth vdekjes së saj nxitën debate që do të vazhdonin deri sot dhe do të nxirrnin shumë teori të ndryshme përfshi vrasjen e saj. Ndërkohë që disa nga këto teori implikuan John dhe Robert Kennedy në vdekjen e saj misteroze, pati edhe thenie që lidheshin me mafian, pavarësisht se asjë teori nuk është konfirmuar deri më sot.

*kh*

XS
SM
MD
LG