Lidhje

Pakistan: 13 persona të vrarë dhe 50 të plagosur nga një shpërthim


Autoritetet pakistaneze thonë se të paktën 13 persona u vranë sot dhe 50 u plagosën nga një shpërthim në afërsi të Xhamisë së Kuqe në Islamabad.

Policia thotë se beson se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës. Shpërthimi ndodhi në restorantin e një hoteli pranë xhamisë, pak kohë pasi qindra studentë islamikë u përleshën me forcat e rendit. Mes viktimave ka edhe policë.

Ish studentët islamikë të xhamisë, qëlluan me gurë forcat e policisë, të cilat nga ana e tyre u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Protestuesit e zemëruar po ashtu dëbuan një klerik që qeveria e kishte caktuar për të drejtuar lutjet e së premtes. Po ashtu ata hodhën bojë të kuqe mbi muret e xhamisë dhe ngritën flamuj të zinj mbi minaretë e saj.

Ministri i Brendshëm Aftab Sherpao tha se qeveria nuk do të lejojë që protestuesit të marrin ligjin në duart e tyre.

Qeveria e rihapi xhaminë të enjten, gati dy javë pas ndërhyrjes së përgjakshme në mjediset e saj. //kk//

XS
SM
MD
LG