Lidhje

SHBA synojnë t'i shesin sasi të mëdha armësh Arabisë Saudite


Zyrtarët amerikanë thonë se administrata e Presidentit Bush pritet t’i kërkojë Kongresit të miratojë një paketë të rëndësishme për shitje armësh Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik, pjesërisht për t’ju kundërvënë shtimit të ndkimit të Iranit në rajon.

Zyrtarët e administratës thonë se paketa me vlerë prej të paktën 20 miliard dollarë, do të përfshijë armatime të sofistikuara, duke përfshirë predha të drejtuara me satelit. Administrata pritet gjithashtu të propozojë një paktetë dhjetëvjeçare ndihmash për Izraelin me vlerë 30 miliard dollarë si dhe një tjetër po dhjetëvjeçare për Egjiptin prej 13 miliard dollarësh.

Zyrtarët amerikanë thonë se Uashingtoni po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me aleatët e tij të Lindjes së Mesme për të frenuar Iranin, të cilin Shtetet e Bashkuara e akuzojnë se përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Marrëveshja e propozuar e armëve me Arabinë Saudite është kritikuar ashpër nga Izraeli.

Administrata e Presidentit Bush thuhet gjithashtu se është e shqetësuar nga fakti që Arabia Saudite nuk e ka mbështetur qeverinë irakiane.//ii

XS
SM
MD
LG