Lidhje

Bosnje: Rivarrosen 147 viktima myslimane të spastrimit etnik


Mijra njerëz morën pjesë në një funeral për 147 viktima të fushatës së spastrimit etnik të ndërmarrë nga serbët e Bosnjes në qytetin verior të Prijedorit.

Pas ceremonive fetare në stadiumin e qytetit, të afërmit e viktimave i morën eshtrat për t’i varrosur në varreza të ndryshme.

Eshtrat e të 147 personave u zbuluan në varre masive rreth Prijedorit pas mbarimit të konfliktit të Bosnjes në vitet 90. Analizat e ADN-së ndihmuan në identifikimin e viktimave para se ato t’u ktheheshin familjeve për rivarrim.

Një pjesë e viktimave vdiqën nga torturat në një kamp të administruar nga serbët afër Prijedor.

Qindra njerëz vdiqën nga torturat dhe uria në kampin famëkeq të Omarskës përpara se ai të zbulohej nga mediat e huaja në vitin 1992, gjë që çoi më pas në mbylljen e tij.//ii

XS
SM
MD
LG