Lidhje

SHBA: Nënpresidenti Çejni operohet për defibrilatorin në zemër


Nënpresidenti Dik Çejni doli sot nga një spital i Uashingtonit pas një operacioni të planifikuar për zëvendësimin e një baterie në një mekanizëm që monitoron funksionimin e zemrës së tij.

Zoti Çejni ka patur në të kaluarën probleme me zemrën. Ai ka pësuar katër herë atak në zemër, rasti i fundit ka qenë në vitin 2000. Në vitin 2001, atij iu vendos në zemër një defibrilator, pajisje që monitoron rrahjet e zemrës dhe lëshon impulse elektrike në muskulin koronar për të korrigjuar çrregullimet e të rrahurave.

Muajin e kaluar, gjatë ekzaminimit fizik të zakonshëm, mjekët vunë re se bateria e defibrilatorit ishte dobësuar në atë shkallë saqë duhej zëvendësuar. Zyra e nënpresidentit tha se pajisja funksiononte normalisht dhe se nuk kishte patur nevojë të korrigjonte ndonjë çrregullim rrahjesh.//ii

XS
SM
MD
LG