Lidhje

Spanjolli Contador fiton edicionin e 104-t të Turit të Francës


Çiklisti spanjoll Alberto Contador fitoi edicionin e 104 të Turit të Francës, duke i dhënë fund garës trijavëshe që u shoqërua me akuza të shumta për doping. Contador, i cili përfaqësonte në garë ekipin e Kanalit televiziv amerikan Discovery, e mbuloi garën prej 3,500 kilometrash për 91 orë dhe 26 sekonda.

I dyti doli Cadel Evans i Australisë, i cili e përfundoi garën 23 sekonda më vonë, ndërsa amerikani Levi Leiphemer u klasifikua i treti, me 31 sekonda më shumë.

Spanjolli Contador u duk se do të dilte i dyti por kryesusi i garës Michael Rasmussen i Danimarkës u përjashtua nga turi 5 ditë përpara përfundimit, i akuzuar se kishte gënjyer për vendndodhjen e tij para garës për t’ju shmangur analizave për doping.

Para tij, çiklisti nga Kazakistani Alexandre Vinokurov u nxorr nga gara sepse testoi pozitiv për një transfuzion të ndaluar gjaku. Një testim i dytë e konfirmoi këtë rezultat të shtunën.//ii

XS
SM
MD
LG