Lidhje

Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë sekrete të reja të gjithësisë


Në kufirin midis Zvicrës dhe Francës është duke u ndërtuar laboratori më i madh i fizikës atomike në botë. Në qendër të tij është akseleratori i madh, i cili po ndërtohet nga Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore, i njohur me emrin CERN. Vendet anëtare të organizatës shpresojnë se akseleratori do të zbulojë sekrete të reja të gjithësisë dhe të formimit të saj.

Qëllimi i projektit është të zbulojë origjinën e lëndës duke rikrijuar në laborator dukuritë e lindura pas Big Bengut.

CERN-i përbëhet nga njëzet shtete dhe institucione ndërkombëtare. Në muajin prill, shkencëtarë dhe gazetarë u mblodhën në zyrat qendrore të organizatës në Zvicër, ndërkohë që në tunel instalohej magneti i fundit gjigand, nga 1700 të tillë që janë vendosur aty. Drejtori i CERN-it, Robert Aymar, shprehet:

“Kjo është një ndërmarrje e madhe, me shumë probleme logjistike, sepse tuneli është shumë i ngushtë aq sa kur i instaluam magnetet, aty nuk kishte vend për asnjeri të vetëm”.

Akseleratori është 27 kilometra i gjatë, rreth 100 metra nën tokë.

“Kjo është një makinë zbulimesh. Është prodhuar për të bërë zbulime dhe për të na treguar shumë gjëra të reja rreth universit”, thote zedhenesi i CERN-it, James Gillies

Në qoftë se gjithçka shkon sipas parashikimeve, grimcat atomike do të akselerohen në tunel vitin e ardhshëm, duke arritur shpejtësinë e dritës dhe duke u përplasur me njëra tjetrën.

“Ne dimë kaq shumë për një pjesë të vogël të universit. Ne njohim yjet dhe galaktikat, ato lëndë nga të cilat përbëhemi ne, por ne e dimë gjithashtu nga kozmologjia se këto përbëjnë vetëm 4% të asaj që ndodhet në univers dhe kjo makinë mund të na ndihmojë për të kuptuar 96% e mbetura”, thote Gillies.

Në laboratorin e nëndheshëm janë futur më shumë se 35 ton materiale.

“Kam punuar dy vjet për magnetin dhe kam shpenzuar orë të tëra. Si në çdo vend pune, ka patur probleme herë pas here por edhe shumë punë të mirë kolektive”, thote inxhinjeri i CERN-it, Johan Dhote.

Afersisht 8,000 shk encëtarë dhe inxhinierë nga 500 universitete dhe 80 shtete punojnë në këtë qendër ndërkombëtare, duke e bërë CERN-in laboratorin me të madh të fizikës bërthamore në botë.//ii

XS
SM
MD
LG