Lidhje

Irak: Shtohen masat e sigurisë pas ndeshjes së futbollit për Kupën


Autoritetet irakiane kanë shtuar masat e sigurisë në përpjekje për të parandaluar aktet e dhunës pas ndeshjes së sotme finale për kupën e Azisë në futboll mes Irakut dhe Arabisë Saudite që ka përfunduar në Xhakartë të Indonezisë 1 me 0 për Irakun.

Tifozët kërcenin sot nëpër rrugët e Irakut dhe shtinin në ajër në shenjë gëzimi, megjithëse autoritetet e kishin ndaluar një gjë të tillë. Javën e kaluar, pas fitores së Irakut në ndeshjen gjysmë-finale ndaj Koresë së Jugut, shpërthimi i dy makinave bombë mes turmave që festonin, shkaktoi vdekjen e 50 vetëve dhe plagosjen e 130 të tjerëve.

Autoritetet shpallën ndalimin e qarkullimit të makinave në Bagdat dhe në pjesë të tjera të vendit përpara ndeshjes së sotme.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane njoftoi se forcat e koalicionit vranë 8 persona të dyshuar si terroristë dhe arrestuan 22 të tjerë, gjatë operacioneve të sotme që kishin në shënjestër al-Kaidën në pjesën qendrore të vendit.

Zyrtarët thanë gjithashtu se një ushtar amerikan u vra po sot gjatë operacioneve të luftimit në veri të Bagdatit.//ii

XS
SM
MD
LG