Lidhje

Brown dhe Bush riafirmojnë lidhjet e forta mes dy vendeve


Kryeministri britanik Gordon Brown dhe Presidenti Bush riafirmuan lidhjet e forta mes dy vendeve dhe thanë se këto marrëdhënie bazohen te problemet e përbashkëta, historia e përbashkët dhe vlerat e njëjta.

Dy udhëheqësit i bënë komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi pas bisedimeve që patën sot në në vendpushimin presidencial Camp David afër Uashingtonit. Ata thanë se diskutuan për luftën në Irak, tregtinë botërore, terrorizmin dhe konfliktin në Darfur.

Zoti Brown tha se bisedimet, si ato të sotmet edhe të djeshmet ishin të gjera dhe të sinqerta.

Kryeministri britanik u tha gazetarëve se vendi i tij ka përgjegjësira në Irak. Ai foli gjithashtu për rëndësi e kalimit të kontrollit tek irakianët. Zoti Brown vuri në dukje se Britania u ka kaluar tashmë autoriteteve irakiane kontrollin e tre prej katër provincave ku ajo ka trupa.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se kishte të njëjtën pikpamje me Presidentin Bush mbi rëndësinë e shtimit të presionit për t’i dhënë fund dhunës në Darfur të Sudanit. //iç

XS
SM
MD
LG