Lidhje

Shtetet e Bashkuara rrisin koston e aplikimit për imigrantët


Shtetet e Bashkuara rritën koston e aplikimit për imigrantët që kërkojnë shtetësinë apo lejen e qëndrimit të përhershëm.

Zyra e Shërbimeve për Imigracionin dhe Shtetësinë zbatoi kuotën e re këtë javë duke e rritur shumën e pagesës me afro 66 përqind.

Kostoja për aplikimin për shtetësinë amerikane u rrit nga 400 dollarë në 675, ndërsa për lejen e qëndrimit të përhershëm pagesa shkon në më shumë se 1 mijë e 300 dollarë.

Administrata e presidentit Bush tha se të ardhurat nga rritja e kostos së aplikimit do të përdoren për të përmirësuar shërbimet, për të modernizuar infrastrukturën dhe për të përmbushur detyrimet e sigurimit kombëtar.

Disa aktivistë të të drejtave të imigrantëve janë të shqetësuar se kostoja e lartë do të përbëjë një pengesë financiare për të varfërit. Pagesat e reja u njoftuan në maj të këtij viti. //ze//

XS
SM
MD
LG