Lidhje

Talebanët vendosin afat të ri për pengjet


Në Afganistan, talebanët vendosën një afat të ri për nesër në mesditë me kohën lokale për lirimin e të burgosurve në këmbim të lirimit të 21 pengjeve koreano-jugore.

Afati i ri u vendos pasi kryengritësit vranë një peng të dytë, të cilin ambasada koreano-jugore e identifikoi si 29 vjeçarin Shim Sung-min. Trupi i viktimës u gjet sot në provincën e Gaznit, rreth 30 kilometra nga vendit ku u rrëmbyen 23 anëtarët e kishës së krishterë koreano-jugore, më 19 korrik. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Koreano jugor e quajti vrasjen e pengut të dytë të pamëshirshme.

Një zëdhënës taleban ka paralajmëruar se vrasjet do të vazhdojnë nëse qeveria afgane nuk bie dakord të këmbejë ekstremistët e burgosur talebanë me pengjet. Një zëdhënës i presidentit afgan Hamid Karzai tha se qeveria nuk duhet t’i plotësojë kërkesat e talebanëve. Ai tha se lirimi i të burgosurve vetëm do të sillte si rezultat më shumë rrëmbime.

XS
SM
MD
LG