Lidhje

Koshtunica hedh poshtë propozimin për konfederatë me Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica e quajti “pa kuptim” propozimin që Serbia të formojë një konfederatë shtetesh sovrane me Kosovën.

Zoti Koshtunica tha dje se Serbia është e gatëshme të zhvillojë me shqiptarët e Kosovës bisedime reale dhe të qënësishme për autonominë.

Ai tha se të gjitha vendet në Evropë dhe në botë i zgjidhin çështjet e pakicave etnike me lloje të ndryshme autonomie.

Kryeministri serb tha se Serbia nuk mund të quhet rast i veçantë në të cilin një pakicë etnike të lejohet të formojë shtetin e saj.

Grupi i Kontaktit i përbërë nga 6 vende, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, po organizon bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit me shpresën për të gjetur një zgjidhje paqësore. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pashmangëshme.//ii

XS
SM
MD
LG