Lidhje

Rumsfeld: Familja Tillman meriton të dijë të vërtetën


Ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se familja e reshterit të ushtrisë amerikane dhe futbollistit të shquar, Pat Tillman, meriton të dijë të vërtetën rreth vdekjes së tij në Afganistan nga zjarri i gabuar i anëtarëve të njësisë së tij, gjë që fillimisht ata nuk e dinin.

Zoti Rumsfeld foli sot para një komisioni të kongresit që po shqyrton mënyrën e trajtimit të informacioneve nga ushtria rreth vdekjes në prill të vitit 2004 të reshterit të ushtrisë Tillman.

Zoti Rumsfeld pranoi se mënyra se si e trajtoi ushtria këtë informacion shtoi dhimbjen për familjen Tillman. Megjithatë ish sekretari amerikan i mbrojtjes përsëriti se nuk kishte dijeni që në fillim për rrethanat e vrasjes së zotit Tillman.

Ligjvënësit kërkojnë të dinë se sa informacion kishte zoti Rumsfeld dhe zyrtarët e lartë ushtarakë rreth rrethanave të vdekjes së zotit Tillman.

Hetuesit e ushtrisë thanë se ushtria u informua shumë shpejt se Tillman ishte vrarë nga njësia e tij. Por për një periudhë 5 javore ushtria thoshte se Tillman ishte vrarë nga zjarri i armikut.

Hetuesit e Pentagonit nuk kanë gjetur prova për neglizhencë në ngjarrjet që pasuan vdekjen e zotit Tillman, por ata kanë thënë se janë bërë gabime të rënda në njoftimet rreth vdekjes së tij dhe në mos dhënien e hollësive të sakta familjes së tij. //rd//

XS
SM
MD
LG