Lidhje

Tadiç: Sovraniteti i Serbisë nuk duhet të vihet në pikëpyetje


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç thotë se Beogradi duhet t’i bindë negociatorët se Kosova nuk mund të jetë e pavarur dhe se sovraniteti i Serbisë nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

Zoti Tadiç tha dje se beson që e drejta ndërkombëtare është në anën e Serbisë së bashku me argumentet e saj se ruajtja e tërësisë territoriale të Serbisë do ta mbajë të stabilizuar krejt Ballkanin.

Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të mbikqyrin bisedimet që do të fillojnë këtë muaj mes Beogradit dhe Prishtinës lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.

Bisedimet pritet të zgjasin katër muaj. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun tha dje se negociatorët do t’i raportojnë atij më 10 dhjetor. Por Rusia, aleate e vjetër e Serbisë, është kundër vënies së afateve. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pashmangëshme.//ii

XS
SM
MD
LG