Lidhje

Serbia inaguron monumentin për nder të Zoran Xhinxhiçit


Serbia inauguroi monumentin e parë në nder të kryeministrit reformist Zoran Xhinxhiç, i cili u qëllua për vdekje 4 vjet më parë në Beograd.

Statuja 2 metra e lartë e ish-kryeministrit serb u zbulua sot në Prokuplje, vendlindja e të atit të tij. Qindra vetë morën pjesë në ceremoni, ndër ta edhe Presidenti Boris Tadiç dhe ministra të qeverisë. Ceremonia u zhvillua në ditën kur Xhinxhiç do të kishte mbushur 55-vjeç.

Statuja u punua nga një artist nga Beogradi dhe paraqet kryeministrin duke shtrirë dorën përpara, si simbol i përpjekjeve të tij për të modernizuar Serbinë.

Zoti Xhinxhiç erdhi në post në vitin 2001 si kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai u qëllua për vdekje dy vjet më pas para selisë së qeverisë në Beograd.

Dy ish-pjesëtarë të grupeve paraushtarake serbe u dënuan me nga 40 vjet burgim në maj për komplotin e atentatit. 10 bashkëpunëtorë të tjerë morën dënime që luhaten nga 8 deri në 35 vjet burg. //rd//

XS
SM
MD
LG