Lidhje

Sekretarja Rajs në Izrael


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs, ndodhet në Izrael, ku u bëri thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë mundësitë që mund të krijohen në një konferencë për paqe në Lindjen e Mesme e propozuar nga presidenti Bush, që mund të mbahet nga fundi i vitit.

Izraeli është ndalesa më e fundit e turneut të zonjës Rajs në Lindjen e Mesme, ku shpreson të nxisë dialogun mes Izraelit dhe palestinezëve.

Sekretarja Rajs zhvilloi bisedime në Jeruzalem me udhëheqës izraelit. Kryeministri Ehud Olmert dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelit mbështesin thirrjen e kohëve të fundit të presidentit Bush për konferencën ndërkombëtare të paqes. Zonja Rajs tha kur mbërriti në Tel Aviv se është e inkurajuar nga perspektivat e paqes. Nesër ajo pritet të shkojë në Ramallah të Bregut Perëndimor për bisedime me udhëheqësit palestinezë, përfshirë edhe presidentin Mahmud Abaz.

Zonja Rajs shkoi sot në Tel Aviv nga Xheda e Arabisë Saudite, ku zyrtarët thanë se do të shqyrtojnë me seriozitet pjesëmarrjen në konferencë nëse ftohen. Një takim midis zyrtarëve sauditë dhe izraelitë do të ishte një arritje e rëndësishme në procesin e ngecur për paqe në Lindjen e Mesme. //rd//

XS
SM
MD
LG