Lidhje

SHBA: Ligjvënësit angazhohen të punojnë për legjislacionin e përgjimit


Pas takimit me Presidentin Bush sot, udhëheqësit e Kongresit amerikan thonë se do të përpiqen të miratojnë këtë javë projekt-ligje që do të zgjeronin autoritetin e qeverisë për të përgjuar bisedat telefonike dhe mesazhet me email.

Presidenti u ka bërë thirrje të miratojnë këtë ligj, për të përditësuar Ligjin 30-vjeçar të Përgjimit, para se ligjvënësit të fillojnë pushimet e verës. Presidenti Bush kërkon që ligjit t’i bëhen ndryshime të tilla që i japin mundësi qeverisë të përgjojë pa urdhër gjykate komunikimet me persona që dyshohen për terrorizëm, të cilët ndodhen jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se mendon që Dhoma e Përfaqësuesve mund ta miratojë ligjin brenda javës, por udhëheqësi i Senatit Harry Reid nuk premtoi se Senati mund ta miratonte ligjin në një periudhë kaq të shkurtër. //rd//

XS
SM
MD
LG