Lidhje

Vazhdon kriza e pengjeve koreanojugore në Afganistan


Forcat talebane në Afganistan thanë se ranë dakort të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me një zyrtar të lartë koreano-jugor rreth lirimit të 21 pengjeve. Të dyja palët janë duke vendosur për vendin se ku do të zhvillohen negociatat.

Një zyrtar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar përdorimin e forcës për lirimin e pengjeve. Ndihmës sekretari i shtetit Richard Boucher u tha sot gazetarëve se mbi talebanët duhet të ushtrohet e gjithë trysnia e nevojshme për të siguruar lirimin e pengjeve.

Më parë Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Song Min-soon dhe zëvendës sekretari i shtetit John Negroponte thanë se kishin përjashtuar mundësinë e veprimeve ushtarake.

Një grup deputetësh koreanojugorë kanë në plan të takohen me nënsekretarin e shtetit Nicolas Burns në Washington për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund krizës. Talebanët thanë se pengjet janë ende gjallë por paralajmëruan se çdo operacion shpëtimi do të vinte në pikëpyetje jetën e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG