Lidhje

SHBA: Të paktën 6 të vdekur nga shembja e një ure në Mineapolis


Autoritetet thonë se të paktën 6 veta kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga shembja e një ure në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara.

Ura, ku kalonte një autostradë e ngarkuar me trafik, ra në lumin Misisipi nga një lartësi prej 20 metrash. Zyrtarët nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e urës e cila u ça në disa copa të mëdha.

Gjatë disa javëve të fundit mbi urë ka pasur punimi rindërtimi, dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka shenja të ndonjë akti terrorist. Kryetari i bashkisë së qytetit Mineapolis tha se 50 makina kishin rënë në lum, ndërsa të gjithë të mbijetuarit që kishin mbetur në urë ishin shpëtuar.

Mes të shpëtuarve kishte fëmijë të cilët po udhëtonin me një autobus shkolle në momentin e shembjes. //ii

XS
SM
MD
LG