Lidhje

Shkup: Gjykata vendos t’i heqë imunitetin ish-kryeministrit Buçkovski


Gjykata hetuese në Shkup vendosi sot t'i heqë imunitetin ish-kryeministrit Vllado Buçkovski, pas kërkesës së komisionit parlamentar për çështjen e mandateve dhe imunitetit. Heqja e imunitetit i hap rrugën fillimit të hetimeve ndaj zotit Buçkovski, nën akuzat për shpërdorim mjetesh gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes.

Lidhja Social Demokrate, anëtar i së cilës është zoti Buçkovski, protestoi ndaj këtij vendimi duke e cilësuar atë shkelje e rëndë e demokracisë në vend. Partia kërkoi një seancë urgjente për të diskutuar mbi çështjen e mandatit të zotit Vllado Buçkovskit.

Vetë zoti Buçkovski thotë se ky është një sulm politik kundër tij nga ana e partisë VMRO-DPMNE. Ai ka thënë se është i gatshëm të dalë para gjykatës. //kk//

XS
SM
MD
LG