Lidhje

Dy nëndetëse ruse në fund të detit në Polin e Veriut


Rusia tha se dy nëndetëse të saj përfunduan një pjesë të kërkimeve në fund të detit në Polin e Veriut. Nëndetëset Mir arritën sot paradite një thellësi prej më shumë se 4 mijë metrash në Oqeanin Arktik për të kryer eksperimentet e tyre dhe për të mbështetur pretendimin e Rusisë mbi depozitat energjitike të Arktikut.

Përmes një gjesti simbolik ekuipazhi vendosi flamurin rus në atë vend. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve në Manila se ekspedita synon të provojë shkencërisht se pjesa e dalë kontinetale e Rusisë zgjatet deri në Polin e Veriut. Por ai shtoi se një zgjerim i mundshëm i territorit tokësor të Rusisë do të vendoset vetëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm kanadez Peter MacKay i hodhi poshtë pretendimet e Rusisë duke i cilësuar ato si taktika të shekullit të 15të. Dy nëndetëset e vogla janë të parat që eksplorojnë fundin e detit në Arktik. Ato arritën një thellësi prej 4 mijë e 261 metra. //rd//

XS
SM
MD
LG