Lidhje

Biblioteka amerikane zgjedh Çarls Simiç, poet laureat


Biblioteka e Kongresit amerikan zgjodhi Charles Simiç si personin e 15-të për titullin poet laureat. 69-vjeçari Simiç, i lindur në ish-Jugosllavi, fliste vetëm pak fjalë anglisht kur erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 16-vjeçare.

Ai lindi në Beograd dhe punoi si profesor i krijimtarisë së shkruar në Universitetin e Nju Hampshirit. Ai fitoi çmimin Pulizer për Poezi në vitin 1990. Krijimtaria e tij dallohet për imagjinatë, humor të zymtë dhe aftësinë për të prekur lexues të shijeve të ndryshme.

Posti i poetit laureat mbahet për 1-2 vjet dhe nuk ka shumë detyra specifike në mënyrë që t’i japë mundësi çdo laureati të punojë për projektet që ka zgjedhur për të nxitur rolin e poezisë në jetën amerikane. //rd//

XS
SM
MD
LG