Lidhje

Rreziqet që mbart statusi i pazgjidhur i Kosovës


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tërhoqi kohët e fundit një projektrezolutë për pavarësinë e Kosovës nga Serbia, për shkak të kërcënimit të Rusisë për t’i vënë asaj veton. Analistja e Zërit të Amerikës, Jela de Franceschi, shqyrton pasojat e shtyrjes së përcaktimit të statusit ligjor të Kosovës, që disa analistë thonë se ndër to përfshihet edhe prishja e stabilitetit në Ballkan.

Kosova është administruar nga Kombet e Bashkuara dhe është mbrojtur nga NATO-ja për rreth një dekadë. Ajo ka qënë protektorat ndërkombëtar që pas fushatës së bombardimeve të NATOs në vitin 1999 që i dha fund shtypjes së dhunshme të shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe. Por Kosova me 90 përqind të popullatës shqiptare, është zyrtarisht pjesë e Serbisë. Shumë ekspertë thonë se statusi i papërcaktuar ligjor ka krijuar një sërë problemesh të vështira.

Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë këtu në Uashigton thotë se një gjë e tillë ka penguar mëkëmbjen e një prej zonave më të varfëra të Evropës, ku më shumë se gjysma e dy milionë banorëve të Kosovës jetojnë në varfëri.


”Kosovo nuk është një shtet apo teritor i ri i lulëzuar. Disa pjesë të saj nuk janë plotësisht nën kontrollin e qeverisë. Ajo ka një nivel të lartë kriminaliteti dhe një trafik të ndjeshëm armësh dhe drogash. Pjesërisht shkaku i kësaj gjendjeje është se satusi i rajonit nuk është i përcaktuar. Ajo nuk ka status politik zyrtar, si rrjedhim ajo nuk merr ndihmë nga institucione financiare ndërkombëtare që do t’i jepnin hua për ndërtimin e objekteve të reja të energjetikës, si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e industrive të reja. Prandaj gjendja politike krijon presion social dhe ekonomik, që e bën situatën edhe më të paqendrushme”.

Kupchan thotë se në qoftë se statusi i Kosovës vazhdon të shtyhet, komuniteti shqiptar mund të humbasë durimin dhe gjendja mund të përfundojë me shpërthimin e dhunës.


Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre evropianë tentuan të arrinin një zgjidhje nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por përpjekjet ndërruan drejtim dhe përfunduan në Grupin e Kontaktit, që nuk ka autoritet ligjor, pasi Rusia shprehu kundërshitime rreth planit për t’i dhënë Kosovës pavarësi të mbikqyrur.

Gjatë disa muajve të ardhëshëm, Grupi i Kontaktit, në të cilin përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, pritet të organizojë një raund të ri bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Stephen Szabo i Fondit Marshall gjerman në Shtetet e Bashkuara thotë se Beogradi duhet të përballojë një realitet të ri.

"Problemi i Serbisë tani është se ajo ka humbur një pjesë të mirë të teritorit të saj dhe duhet ta pranojë këtë realitet. Serbët duhet të kuptojnë se e kanë humbur Kosovën nëpërmjet një politike të papërgjegjëshme gjenocidi dhe tani nuk u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë realitetin. Por për mendimin tij, Shtetet e Bashkuara e shikojnë se Serbia eventualisht duhet ta pranojë këtë, sepse ajo nuk ka të ardhme jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Por eksperti i çështjeve të jashtme, Charles Kupchan, është skeptik nëse bisedimet do të japin ndonjë rezultat. Ai thotë se Kosova ka qënë gjithnjë me rëndësi esencaile për identitetin kombëtar të Sërbisë si vendlindja e shtetit mesjetar serb.


"Çështja është se Kosova ka qënë kaq shumë pjesë e historisë së Serbisë, e psikologjisë serbe, sa që është tejet e vështirë për çdo politikan serb që të pranojë të heqë dorë prej saj. Kosova shikohet si djepi i qytetërimit serb, si një nga themelet e Kishës Ortodokëse serbe, prandaj ajo ka për ta një rëndësi shumë të madhe historike. Është pothuajse e pamundur të imagjinoj që Beogradi t’i hapë dritën jeshile pavarësisë së Kosovës”.

Edhe shqiptarët e Kosovë kanë ndjenja po aq të forta për këtë rajon. Ata shpjegojnë origjinën e tyre në këtë rajon që para periudhës romake.

Historiani Nicholas Pano i Universitetit të Illinoit Perëndimor, thotë se gjatë gjithë shekullit të 20-të, shqiptarët ishin në pozitat e të humburve në përpjekejt për të marrë kontrollin e Kosovës nga Serbia. Ai thotë se shqiptarët ndjeheshin të shtypur nga serbët, por tani besojnë se pavarësia e Kosovës është e mundshme.


"Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimi Evropian i kanë shtuar shpresat e kosovarëve se pavarësia është e arritëshem. Në qoftë se kjo për ndonjë arsye nuk realizohet në të ardhmen e afërme, ata do të mbeten tepër të diziluzionuar. Një gjë e tillë do të sillte zvogëlimin e ndikimit të Shteteve të Bashkura dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë. Prandaj kjo është një çështje tepër kritike”.

Profesor Pano thotë gjithashtu se stabiliteti i rajonit është në rrezik. Stephen Szabo i Fondit Marshall gjerman është dakord me këtë pikpamje. Ai thotë se Kosova, me popullatën e saj myslimane, mund të bëhet një shqetësim edhe më i madh për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

"Problemi më i mprehtë është se duke që në pranë me Austrinë. Gjermaninë dhe Hungarinë dhe një numri të madh vendesh të Bashkimit Evropian, prishja e stabilitetit në Kosovë do të çonte në probleme për imigracionin apo migracionin dhe si rrjedhim në probleme ekonomike. Në rastin më të keq, do të kishim të bënim me një shtet islamik, që mund të bëhej i papërgjegjshëm në periferi të Evropës”.

Disa ekspertë shqetësohen se pavarësia e Kosovës, do të shërbente si shembull për grupe të tjera që kërkojnë pavarësinë nga shtetet ekzistuese. Por të tjerë argumentojnë se zgjidhja e statusit të Kosovës do të shënonte eventualisht fundin e Jugosllavisë së Luftës së Ftohtë dhe fillimin e ri-integrimit të rajonit me pjesën tjetër të Evropës. //iç

XS
SM
MD
LG