Lidhje

Rusia mund të vendosë një bazë të përhershme marine në Mesdhe


Shefi i marinës ruse thotë se vendi i tij po shqyrton mundësitë për të ngritur një bazë të përhershme marine në Detin Mesdhe.

Admirali Vladimir Masorin thotë se Mesdheu ka rëndësinë më të madhe strategjike për flotën ruse të ankoruar në Detin e Zi. “Në rajon, shtoi ai, duhet të rivendoset prania ruse.”

Admirali Masorin i bëri këto komente në bazën ekzistuese ruse në qytetin ukrainas të Sevastopolit në brigjet e Detit të Zi.

Më parë këtë vit, zyrtarët rusë përgënjeshtruan njoftimet se po përgatisnin plane për të ndërtuar një bazë ushtarake në portin Tartus të Sirisë. Rusia e shfrytëzon këtë port për mirëmbajtjen e anijeve të marinës së saj.//kk//

XS
SM
MD
LG