Lidhje

Presidenti Bush nënshkroi një ligj të ri kundër terrorizmit


Presidenti Bush ka nënshkruar një ligj që kërkon kontrollimin e të gjitha ngarkesave ajrore dhe detare, dhe që parashikon shtimin e fondeve për qytete që konsiderohen si më të rrezikuara nga sulmet terroriste.

Pas nënshkrimit të ligjit sot dhe takimit me këshilltarë për anti-terrorizmin, zoti Bush tha se agjencia për sigurinë kombëtare dhe ajo e anti-terrorit po bëjnë ç’është e mundur për të mbrojtur vendin nga ajo që ai e quajti “një armik të rrezikshëm”.

Masat e reja përfshijnë disa rekomadime të bëra nga komisioni i pavarur që zhvilloi hetime rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Aty përfshihet një grant prej 4 miliard dollarësh për të bërë avancime në sigurinë për transportin. Ligji kërkon kontrollimin e të gjitha ngarkesave që futen në Shtetet e Bashkuara nga ajri dhe deti brenda pesë viteve të ardhshme. //ze//

XS
SM
MD
LG