Lidhje

Koreja e Jugut thotë se ka kufi për plotësimin e kërkesave


Koreja e Jugut u tha ektremistëve talebanë se ka një kufi për ato që mund të bëjë për plotësimin e kërkesave të tyre për lirimin e 21 pengjeve.

Zëdhënësi presidencial i Koresë së Jugut Cheon Ho-Seon tha se gjatë kontaktit me rrëmbyesit, zyrtarët e bënë të qartë se qeveria koreane nuk është në pozicion t’u përgjigjet kërkesave të talebanëve për të liruar të burgosurit ekstremistë që mbahen nga qeveria afgane.

Të dyja palët po përpiqen të bien dakort për vendin e bisedimeve ballë për ballë. Talebanët kanë thënë se preferojnë të takohen në territorin afgan që kanë nën kontroll.

Ndërkohë një grup mjekësh privatë afganë dolën vullnetarë për të mjekuar pengjet e mbetura dy prej të cilëve thuhet të jenë në gjendje serioze. Nuk është e sigurtë nëse oferta e tyre është pranuar.

Në pengjet e mbetura përfshihen 18 gra dhe tre burra, të gjithë të krishterë koreano-jugorë me mision humanitar në Afganistan.

XS
SM
MD
LG