Lidhje

Refugjatët etnikë serbë nga Kroacia mbajnë tubim në Beograd


Refugjatët etnikë serbë nga Kroacia mbajtën një tubim në Beograd për të përkujtuar 12-vjetorin e eksodit të tyre masiv.

Protestuesit u grumbulluan përballë ambasadës kroate në kryeqytetin serb duke mbajtur pankarta dhe hedhur parrulla për të kërkuar respektimin e të drejtave të refugjatëve.

Në Kishën e Shën Markut u mbajt një shërbim fetar për të nderuar viktimat e fushatës ushtarake kroate të vitit 1995 që synonte rimarrjen e territorit të mbajtur nga rebelët etnikë serbë.

Presidenti Tadiç tha se personat përgjegjës për eksodin e dhjetra mijë serbëve nga Kroacia dhe për ata të vrarë gjatë ofensivës kroate duhet të nxirren para drejtësisë.

Autoritetet kroate kanë ndjekur ligjërisht disa oficerë për krime të kryera gjatë ofensivës.

Që nga ajo kohë, dhjetra mijë serbë etnikë janë kthyer në Kroaci por shumë të tjerë vazhdojë të jenë në Serbi.//ii

XS
SM
MD
LG